Filloi punimet ANV-ja e Karrierës – Pjesëmarrësit mësohen të shkruajnë CV cilësore

19/07/2018

Ka filluar punën Akademia Ndërkombëtare Verore e Karrierës, aktivitet ky që po mbahet për herë të dytë në kuadër të shkollës verore të UBT-së.

Akademia u hap nga drejtori i Qendrës së Karrierës në UBT, Halil Bashota, i cili u shpreh i lumtur me organizimin dhe pjesëmarrjen në numër të konsiderueshëm të studentëve.

Në këtë akademi po ligjëroi eksperti i njohur i karrierës nga Maqedonia, Visar Ademi.
Ai para studentëve tregoi përvojat e tij personale dhe ligjëroi mbi mënyrën e duhur të shkrimit të CV-ve.

Sipas tij, CV e mirë është ajo e cila brenda saj nuk përmban gabime drejtshkrimore dhe informata të pavërteta. Ai i këshilloi studentët që t’i japin rëndësi mënyrës se hartimit të një CV-je pasi është përshtypja e parë në procesin e punësimit.

Gjatë këtij aktiviteti u bënë edhe biseda me studentë dhe punë në grupe .
Gjatë ditëve në vazhdim pritet të mbahen edhe aktivitete të tjera rekreative të cilat mbahen me qëllim që studentët të mësojnë shkathtësitë e buta për të cilat kanë nevojë gjatë procesit të punësimit.