Në ANV-në e SHKI-së ligjërohet për zhvillimin e ueb-it

19/07/2018

Në vazhdën e aktiviteteve të Akademisë së Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë është mbajtur ligjërata për temën “Zhvillimi i ueb-it”.

Profesor në UBT, Xhelal Jashari, i mbështetur nga asistentët, Blerim Zylfiu dhe Lavdim Menxhiqi, kane ligjëruar dhe kanë ndarë me studentët përvojat më të reja për botën e teknologjisë, që lidhen me teknologjinë e zhvillimit të ueb aplikacioneve, për teknologjitë Microsoft .net, konceptet MVC dhe modelet inxhinierike të zhvillimit.

Me këtë rast, me mbikëqyrje dhe përkrahje të asistentëve, Blerim Zylfiu dhe Lavdim Menxhiqi, studentët kanë arritur të zhvillojnë ueb aplikacione, duke përdorur trendët e fundit të teknologjive Microsoft .net, duke integruar libraritë më të reja të JavaScript-it, si: React JS dhe Vue JS, për zhvillimin e ndërfaqeve të përdoruesit në projektet të cilat i përkasin fushave të ndryshme të aplikimit, të tilla si: Menaxhimi i aseteve dhe inventarit, Arkiva e Audio/Video materialeve, etj.
Në orët e para janë shpjeguar mënyrat e zhvillimit të ueb aplikacioneve me ASP.NET dhe krijimi i Website-ve me anë të WordPress.
Më vonë ata janë ndarë në grupe ku një pjesë e tyre kanë zgjedhur që të zhvillojnë Web aplikacione me ASP.NET ndërsa pjesa tjetër kanë preferuar krijimin e uebsiteve me WordPress.

Ditët në vijim do të finalizohen projektet e punuara nga grupet e studentëve, dhe të njëjtit do të prezantojnë para organizatorëve të kësaj akademie verore. Me këtë edhe do të përmbyllet lënda nga profesori Xhelal Jashari dhe asistentët, Blerim Zylfiu e Lavdim Menxhiqi.