Përfaqësuesi i KOSTT-it ligjëron në ANV-në e SHKI-së

19/07/2018

Akademinë Ndërkombëtare Verore të SHKI-së e ka pasuruar ligjërata e zv.kryeshefit të KOSTT-it, Kadri Kadriu, i cili ka ligjëruar për temën “Smart Grid”.

Ai ka shpjeguar në mënyrë të detajuar mbi sfidat e digjitalizimit të sistemit të energjisë dhe mbajtjen e rrjetit të transmetimit të qëndrueshëm, duke i balancuar rezervat nga burime të përhershme si era dhe dielli.

Ai i përmendi efektet që digjitalizimi i energjisë mund t’ua mundësojë ndërmarrjeve, përfshirë
ruajtjen e qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë së rrjetit, monitorimi i rrjetit dhe identifikimi i pikave të dështimit dhe gabimeve, optimizimi dhe parashikimi i prodhimit të energjisë etj.

Vlen të theksohet se KOSTT- i është njëri ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të UBT-së, që në vijimësi ka ndihmuar dhe ka ofruar mundësi për praktikë për studentët e UBT-së.