Përfundon ANV-ja e Fakultetit të Mekatronikës
19/07/2018ANV-ja e Mekatronikës përmbylli aktivitetin ditor me ligjëratën e profesorit në UBT, Bertan Karahoda.
Ai trajtoi temën “Elektronikë e energjisë”, me ç’rast bëri krahasim ndërmjet llojeve të ndryshme të kompjuterëve, si dhe mënyrën e shndërrimit të energjisë elektrike në energji mekanike.
Ligjërata zgjoi interesim të madh ndër studentë, të cilët shfaqën ide dhe koncepte të reja mbi këtë sferë.
Akademinë e kësaj fushe gjatë ditëve të kaluara e pasuruan profesorë të shumtë vendorë e ndërkombëtarë, që trajtuan tema të trendëve të fundit botërorë.