ANV-ja e Juridikut mbledh ekspertë vendorë e ndërkombëtarë
19/07/2018Akademia Ndërkombëtare Verore e Juridikut, pas një mori temash mbi ligjin dhe të drejtën, ka fokusuar debatin në rolin e Gjykatës së Drejtësisë së BE-së në procesin e integrimit evropian.
Ligjërata u mbajt nga drejtori ekzekutiv i Institutit Evropian për Politikë Publike, Emrush Ujkani.
Pjesa e dytë e ditës nisi me ligjëratën e profesorit nga Universiteti i Vjenës, Lothar Hoffman, i cili e fokusoi ligjëratën e tij tek tema më titull: “Zgjidhja e mosmarrëveshjeve në moshën digjitale”, si një sferë e drejtësisë që po diskutohet kudo në botë, kjo për shkak të ndikimit të teknologjisë në sistemin e drejtësisë.
Tema e njëjtë do të trajtohet po nga i njëjti ligjërues edhe nesër, me fillim nga ora 10:30.