Studentët e SHKI-së mësojnë hapat e parë për krijimin e lojërave elektronike
19/07/2018“Hyrje në modelim dhe simulim nga inxhinieria në kujdesin shëndetësor dhe nga logjistika në sistemet socio-ekonomike” dhe “Gaming”, janë temat të cilat u ligjëruan në ditën e pestë të ANV-së së SHKI-së.
Gjatë këtij leksioni, profesori dr Felix Breitenesker nga Universiteti i Vjenës për Teknologji, tregoi për metodat e zhvillimit të eksperimenteve në fushat paraprake. Gjithashtu, studentët praktikuan se si t’i fitojnë rezultatet e eksperimenteve në mënyrë elektronike me anë të programit Excel.
Në pjesën e dytë, ligjëruesja Agnesa Belegu, drejtoreshë e Departamentit të Lojërave në kompaninë “Zombie Soup”, shpjegoi hapat e parë të krijimit të lojërave elektronike, teksa në ditët në vazhdim studentët do të fillojnë të krijojnë lojërat e tyre.
Në ditën e nesërme, dr Felix Breitenesker do të vijojë me temën: “ Simulimi dhe Vizualizimi”, si dhe studentët do të mësojnë rreth zhvillimit të web-it nga profesori Xhelal Jashari.