Maturantë të shumtë nga Kosova dhe rajoni po marrin pjesë në trajnimin “UBT Summer of Code 2018”

19/07/2018

Në Kampuset e UBT-së, në Prishtinë dhe Ferizaj, ka filluar punimet trajnimi tashmë tradicional në fushën e teknologjisë informative “UBT Summer Of Code 2018”, trajnim i cili ka zgjuar interesimin dhe kërshërinë e shumë maturantëve nga vendi dhe jo vetëm.

Në ditën e parë të trajnimit pesëditor, maturantët janë njoftuar me detajet e aktivitetit dhe me projektet të cilat do të realizohen përgjatë këtyre ditëve.

Trajnimi do të vazhdojë punimet deri të premten, më 13 korrik, teksa do të ligjërojnë profesorë dhe ekspertë të fushës së shkencave kompjuterike.

Po ashtu, trajnimi do të mbahet edhe në Kampuset e UBT-së, në Prizren dhe Pejë, ku aktivitetet fillojnë më datë 16 korrik, deri më, 20 korrik 2018.