Në ANV-në e Mekatronikës ligjërohet rreth makinave elektrike

19/07/2018

“Kontrolli i makinave elektrike” ishte tema që u ligjërua e diskutua sot në ANV-në e Mekatronikës, temë e cila tërhoqi vëmendjen e shumë studenteve të këtij drejtimi .

Ligjërata u mbajt nga profesori në UBT, Bertan Karahoda, i cili shpjegoi për studentët rreth komponentëve elektronikë që punojnë dhe kontrollojnë sistemet me fuqi të lartë.

Ai gjithashtu tregoi edhe për analizën e elementeve të fuqisë elektronike, që kontrollojnë shpejtësinë e motorëve, minimizojnë humbjet dhe e rrisin efikasitetin e veturave elektrike.

ANV-ja e Mekatronikës përfundon nesër, ku profesori Bertan Karahoda do të vijojë ligjëratën përmbyllëse të kësaj akademie.