ANV-ja e Inxhinierisë së Energjisë vazhdon me pjesën praktike të punës
19/07/2018Studentët pjesëmarrës në ANV-në e Inxhinierisë së Energjisë kanë vazhduar me pjesën praktike, konkretisht me zgjidhjen e detyrave matematikore, me ligjëruesin Kliton Bylykbashi si vazhdimësi e ligjëratës së djeshme që kishte të bënte me sqarimin teorik të kësaj teme.
Studentët ishin të përfshirë drejtpërdrejtë në zhvillimin e detyrave, gjë që rriti nivelin e interaktivitetit në sallë.
Aktiviteti i ardhshëm kësaj akademie do të vazhdojë të hënën, me fillim nga ora 10:00, ku do të ligjërojë po i njëjti ligjërues.