Në ANV-në e Psikologjisë prezantohet platforma për këshillim online “Nukjevet.net”

19/07/2018

Në kuadër të akademisë së Psikologjisë ligjëroi Vjollca Pllana-Shahini, psikologe dhe udhëheqëse e Qendrës Këshilluese për Studentët e UBT-së, bëri të ditur se kjo qendër është e vemja e këtij lloji në Kosovë, ku studentëve u ofrohet përkrahje profesionale për vështirësitë dhe problemet me të cilat studentët përballen.

Në ligjëratën pasuese është prezantuar platforma online “Nukjevet.net”, platformë e cila i dedikohet të rinjve dhe ka për qëllim të ofrojë këshilla online duke siguruar anonimitet të plotë.

Me këtë rast, Vahide Morina, psikologe dhe përfaqësuese dhe pjesë e kësaj platforme, ka treguar se çdo ditë qindra të rinjë nga Kosova, rajoni dhe më gjerë këshillohen online nga profesionistë të fushave të ndryshme. Këta të rinjtë, sipas saj, përkrahen vullnetarisht dhe marrin këshilla sidomos për shëndetin mendor.

Aktiviteti i kësaj dite u përmbyll me aktivitete interaktive të mbajtur nga psikologet, ku studentët patën rastin të ndajnë përvojat personale, teksa u këshilluan se si të bëhen më resilient në të ardhmen.