ANV-ja e Ekonomiks, Financa, Bankim dhe Sigurime mbledh ekspertë të mirënjohur nga Kosova

18/07/2018

Ka nisur punimet ANV-ja e Ekonomiks, Financa, Bankim dhe Sigurime, në hapjen e së cilës kanë qenë të ftuar dhe kanë ligjëruar ekspertë të njohur të këtyre fushave, kryeekonomisti i BQK-së, Arben Mustafa dhe kryeshefi i ProCredit Bank, njëherësh kryetar i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Ilir Aliu.

Në praninë e shumë pjesëmarrësve, kryeekonomisti Arben Mustafa ligjëroi për temën më titull: “Roli i BQK-së në stabilitetin e sistemit financiar në Kosovë”. Ndërkaq, kryeshefi i ProCredit Bank, Ilir Aliu ligjëratën e tij e fokusoi tek tema: “Performanca e sektorit bankar në Kosovë dhe Q&A”.

Akademia do të vazhdojë punimet sot, me fillim nga ora 17:30, ku do të diskutohet për GDPR-in dhe politikat monetare në sistemin bankar.