Inxhinieria e Energjisë fillon punimet në ANV – ligjërohet për ndërtimin me energji zero

18/07/2018

Ka nisur punimet Akademia Ndërkombëtare Verore e Inxhinierisë së Energjisë, e cila në ditën e parë ka mbledhur dhjetëra pjesëmarrës të interesuar.

Akademia është hapur me ligjëratën e profesorit të Universitetit Patras nga Greqia, dr Peter Groumpos, i cili u ligjëroi studentëve për çështjen e projektimit dhe ndërtimit të ndërtesave me energji zero dhe për dobitë që vijnë prej kësaj forme të ndërtimit, por që para trajtimit të kësaj teme, ai i njoftoi me konceptin e energjisë, përdorimin dhe shfrytëzimin e përgjithshëm të saj.

Nesër, prej orës 10:00, akademia e Inxhinierisë së Energjisë do të pasurohet me ligjëratën e Kliton Bylygbashit, i cili do të trajtojë temën: “Ndërtimi me energji zero, i furnizuar plotësisht nga dielli”.