Rektori Hajrizi, ligjërues në Shkollën Verore të Universitetit të Mariborit

28/06/2018

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi është ftuar nga Universiteti i Mariborit, në Slloveni, për të ligjëruar në Shkollën Verore të këtij institucioni, të titulluar “Leadership Academy”.
Temë kyçe e ligjërimit të rektorit Hajrizi ishte “Praktikat më të mira të menaxhimit dhe lidershipit”.

Ligjërata është mundësuar nga programi “CEEPUS”, teksa pjesë e kësaj shkolle janë studentë të shumtë nga e mbarë bota, të cilët nga Hajrizi kanë dëgjuar përvojat, ekspertizën dhe modelet më të mira të menaxhimit dhe lidershipit.

Qindra marrëveshjet e UBT-së me institucione ndërkombëtare partnere, si dhe anëtarësimi në dhjetëra organizata për arsim, mundëson që stafi e studentët e UBT-së të bëhen pjesë e organizimeve më të mira që bëhen nga institucionet e arsimit kudo në botë.