UBT rrit bashkëpunimin me institucionet partnere në botë

28/06/2018

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi është takuar me dhjetëra përfaqësues të institucioneve arsimore nga Amerika dhe Evropa, me të cilët ka biseduar dhe janë pajtuar për fillim, përkatësisht vazhdim të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Ndër institucionet me të cilat UBT ka lidhur marrëveshje është edhe St. John’s University, me ç’rast në takimin që zhvilloi me përfaqësuesit e këtij institucioni, janë pajtuar për të bashkëpunuar edhe më konkretisht në ofrimin e programeve të përbashkëta, si dhe në shkëmbim të stafit dhe studentëve të të dy institucioneve.

Po ashtu, në takimin që Hajrizi pati me drejtorin e programit për Komunikim Ndërkombëtar në St. John’s University, Basilio Monteiro, ky i fundit shprehu gatishmërinë e tij të kontribuojë në zhvillimin e mëtutjeshëm të Fakultetit Media dhe Komunikim të UBT-së.