Studentët e UBT-së zënë vendin e dytë në aktivitetin “Hapja e potencialeve të Efiçiencës së Energjisë në Kosovë”

14/06/2018

Studentët e Fakultetit Mekatronikë dhe Menaxhment, në UBT, Jetmir Hajredini, Erleta Ukëhaxhaj, Arbër Haziri, kanë fituar vendin e dytë me projektin e tyre “Smart House” në konferencën “Hapja e potencialeve të Efiçiencës së Energjisë në Kosovë”.
Pa vlerësim nuk mbetën as studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë, Diella Salihu, Rrezarta Jetullahu, Visar Bejta dhe Xhafer Musliu, të cilët arritën të certifikohen me projektin e tyre “Nga riciklimi në fuqizim të grave në Efiçiencë të Energjisë”.

 

Projekti u prezantua në kuadër të aktivitetit të kësaj konference, “Skema për Projekte nga të Rinjtë”, që u organizua nga Agjencia Kosovare për Efiçiencë të Energjisë (AKEE, nën Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik), në bashkëpunim edhe me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), dhe KNAUF.

 

Konferenca është një ngjarje e organizuar në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës (KSDW), e organizuar nga Qeveria e Kosovës (MMPH), Bashkimi Evropian -Zyra në Kosovë (EUSR), GIZ dhe konsorciumi i OSHC-së, KOSID.
Me më shumë se 750 pjesëmarrës në nivel lokal dhe ndërkombëtar, Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës është konferenca më e madhe vjetore për zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë.