Studentët e Medias e Komunikimit dëgjojnë ligjëratë për rolin qenësor të etikës në gazetari

30/05/2018

Ish-gazetari i njohur shqiptar dhe njohësi i çështjeve etike në media, prof. dr Bashkim Gjergji, ka mbajtur ligjëratë tematike për studentët e nivelit bachelor të Fakultetit Media dhe Komunikim.

Ligjërata e profesorit Gjergji u fokusua në temën: “Një vështrim mbi rrymat kryesore etike dhe përfaqësuesit e tyre-Raporti kod etik dhe ligji”, ndërsa e njëjta u pasurua edhe me shumë shembuj praktikë mbi sfidat më të mëdha etike me të cilat përballen gazetarët në baza ditore.
Ligjërata pati karakter interaktiv dhe studentët u inkuadruan gjatë tërë kohës me pyetje dhe diskutim mbi rolin e etikës në raportimin gazetaresk.