Kosova në Kinë lufton për vendin e parë ( Foto&Video)
29/05/2018Në mesin e finalistëve nga e gjithë bota, studentët e UBT-së, Taulant Mehmeti, Muhamed Retokoceri dhe Hakan Shehu, nën mentorimin e ligjëruesit në UBT, Artan Salihu, kanë filluar garën ndërkombëtare “Big Data dhe Analytics – 6th Annual Big Data and Analytics EdCon”, që po mbahet në Shangai të Kinës.
Në këtë garë ata po përfaqësojnë UBT-në dhe shtetin e Kosovës, gara ka për qëllim krijimin e zgjidhjeve inovative dhe analitike, duke përdorur teknikat më të reja dhe platformat inteligjente.
Ata po prezantojnë projektin me temë: “Roli i kultivimit të blegtorisë në ndryshimet klimatike globale”, projekt në të cilin ata kanë përdorur teknikat më të fundit nga Data Science dhe AI, për të studiuar trendët dhe ndikimin e kultivimit të bagëtisë në emetimin e gazrave ndotës për ambientin.
Në projekt kanë bërë krahasimin e ndikimit të këtij sektori me sektorët tjerë, si: energjia dhe transporti.
Për realizimin e këtij projekti përkrahje dhe kontribut të madh kanë dhënë edhe rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi dhe dr. Murthy Rallapalli.