Mbi 70 për qind e stafit të kompanisë “Kutia” janë studentë të UBT-së (Video)

28/05/2018

UBT është institucioni i vetëm i arsimit të lartë në Kosovë ku për objektiv kryesor ka përgatitjen e të rinjve për tregun e punës dhe këtë më së miri e vërtetojnë edhe vetë drejtuesit e kompanive.

“Kutia” është kompani e teknologjisë së informacionit dhe agjenci e marketingut digjital që operon në vend e më gjerë, me një staf të përbërë prej 70 për qind të studentëve të Fakultetit Shkencat Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT.

Këta studentë punojnë në pozita të ndryshme dhe janë mjaft të suksesshëm në punën që bëjnë.

Një nga drejtorët e kompanisë “Kutia”, Arianit Faziu ka theksuar se UBT-ja shërben si institucion që i shtynë të rinjtë drejt ngritjes akademike dhe ngritjes në karrierë, sipas të cilit, ky institucion gjithnjë përgatit kuadro profesionale.

“Ekipi jonë përbëhet me rreth 70 për qind të studentëve të UBT-së, të cilët kanë filluar punën prej vitit të parë të studimeve”, ka treguar Fazliu, duke shtuar se “presin nga UBT-ja si një nga furnizuesit më i madh të inxhinierëve të teknologjisë të vazhdojë me prodhimin e kuadrove qysh ka ndodh deri tash dhe sigurisht edhe të bashkëpunojë në mënyrë që gjithë ata të rinjtë dhe të reja të kenë mundësi me qenë pjesë e praktikës në kompani me mundësinë e punësimit.

Astrit Zeqiri është student i vitit të tretë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, në UBT, i cili prej katër vitesh punon në këtë kompani. Ai thotë së falë UBT-së, është aftësuar në profesionin që ka zgjedhur.

Edhe Meriton Reqica është student i vitit të dytë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, në UBT, niveli master, i cili tha se studimet i kanë ndihmuar shumë në zhvillim të ueb-it, teksa bëri të ditur se ka qenë pjesë e shumë projekteve të rëndësishme.

UBT ka qendrën më të madhe të Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë në Ballkanin Perëndimor. Programi është destinacion i stafit më të kërkuar vendor dhe ndërkombëtar dhe burim i inovacioneve kombëtare në Shkenca kompjuterike.

Studentëve u ofrohet infrastrukturë dhe laboratorët më bashkëkohorë në Prishtinë, Lipjan, Ferizaj dhe Prizren.