Studentët e Medias dhe Komunikimit vizituan Bashkinë e Tiranës dhe televizionin “Ora News”
07/05/2018
Studentët e vitit të parë dhe të dytë të Fakultetit Media dhe Komunikim, gjatë një vizite në Shqipëri, vizituan Bashkinë e Tiranës dhe televizionin Ora News.
Gjatë vizitës në Bashki, studentët janë pritur nga kryetari i saj, Erion Veliaj. i cili i motivoi studentët, duke u thënë se ata kanë zgjedhur profesionin e duhur.
Përveç kësaj, studentët patën rastin edhe t’i parashtronin pyetje dhe të bashkëbisedonin rreth raportit media-politikë dhe rreth zhvillimeve të fundit në Bashkinë e Tiranës.
Vizita e dytë u zhvillua në televizionin Ora News, ku u pritën nga administratorja e përgjithshme e këtij mediumi.
Gjatë kësaj vizite studentët u njoftuan me organizimin e këtij telervizioni, me funksionimin, skenat e emisioneve, si dhe me ambientet dhe pajisjet moderne të punës.
Në kuadër të vizitave studentore, UBT po vazhdon të organizojë vizita nëpër institucione të ndryshme, me qëllim të vetëdijesimit të studentëve me mënyrën e punës dhe për rëndësinë e profesionit të tyre.