Prodekani Visar Krelani ligjëroi për studentët e Universitetit të Perugjas, në Itali

23/04/2018

Prodekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës, në UBT, prof. dr Visar Krelani, ligjëroi në njërin ndër universitetet më të vjetra në botë, me jetëgjatësi prej shtatë shekujsh, në Universitetin e Perugjas, Itali.

Ftesa për të ligjëruar në këtë universitet është në sajë të bashkëpunimeve të vazhdueshme të UBT-së me universitetet më të njohura evropiane.

Si ligjërues i temave dhe i realizimit të hulumtimeve inovative në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit, Krelani ligjëroi për temën: “Betonet Vetësanuese ose Vetëshëruese”, ku ai, si pjesë e UBT-së, bënë pjesë në një grup të gjerë evropian të inxhinierëve, së bashku edhe me ekspertë nga universitet e tjera, si: Politekniku i Milanos, Politekniku i Valencias etj.

Ligjërata zgjoi interes të lartë tek studentët dhe stafi, të cilët konfirmuan se mënyra e ligjërimit dhe e trajtimit të temave është e nivelit të njëjtë me universitetet e njohura evropiane, gjë që do i paraprijë edhe procesit të shkëmbimit mes stafit dhe studentëve të të dy institucioneve.

Ftesa për të ligjëruar në këtë universitet është në sajë të bashkëpunimeve të vazhdueshme të UBT-së me universitetet më të njohura evropiane.

Pas ligjëratës, Krelani realizoi edhe takime dhe me përfaqësuesit e këtij universiteti, ku u rikonfirmua gatishmëria e tyre që të ndihmohet stafi, studentët kosovarë, që të mund të vizitojnë Universitetin e Perugjas, për projekte bashkëpunimi dhe vizita studimore në kuadër të programit Erasmus+, ose edhe të realizohen projekte tjera të përbashkëta.