Studentët e Inxhinierisë Efiçiente vizituan IHMK-në

13/04/2018

 

Studentët e vitit të tretë në Fakultetin e Inxhinierisë Efiçiente, vizituan Institutin Hidrometeorologjik  të Kosovës (IHMK), nën mbikëqyrjen e ligjëruesve, Vehbi Sofiu, Besa Veseli dhe Shkumbin Shala.

 

Studentët u pritën nga drejtoresha e institutit, Letafete Latifi dhe nga stafi përgjegjës i laboratorëve.

 

Gjatë vizitës, studentët shkëmbyen nga afër përvojat teorike dhe përvojën hulumtuese të rrjedhjes së rrezatimit diellor, panë procesin e matjes së shpejtësisë së erës dhe temperaturat e energjisë gjeotermale.

Përveç kësaj, ata vizituan edhe stacionet automatike që bëjnë mbledhjen e informatave në mënyrë elektronike për të gjithë parametrat monitorues të ambientit.

 

UBT organizon vizita studimore për të gjitha drejtimet, me qëllim që studentëve t’ju ofrojnë qasje krahasimi dhe studimi të pjesës teorike të studimeve dhe atyre praktike të tregut të punës.