Studentët e Inxhinierisë së Energjisë Efiçiente, vizituan fabrikën e prodhimit të paneleve solare “Jaha Solar”

30/03/2018

 

Studentët e vitit të dytë në Fakultetin e Inxhinierisë së Energjisë Efiçiente, në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në fabrikën e prodhimit të paneleve solare, “Jaha Solar”, si rrjedhojë e nevojës për të parë procesin teknologjik të prodhimit në aspektin praktik dhe për t’i ndërlidhur me teorinë e fituar gjatë studimeve në UBT.

 

Vizita e studentëve është zhvilluar nën shoqërimin e ligjëruesve në UBT, Vehbi Sofiu, Afrim Osmani dhe Sami Gashi, të cilët janë pritur nga drejtori i fabrikës, Luan Hoxha dhe inxhinierja e elektroteknikës, Saranda Bytyqi.

 

Në kuadër të kësaj vizite studentët kanë parë nga afër edhe prodhimin e paneleve fotovoltaike, teksa në pyetjet e parashtruara në lidhje me kapacitetin prodhues të kompanisë dhe gatishmërinë për të mbuluar kërkesat edhe tregun ndërkombëtar, u tha se stafi që ka kompania është profesional dhe i përgatitur mirë, prandaj edhe është në gjendje të plotë të përmbushë kërkesat e tregut vendor dhe atij ndërkombëtar.