Botohet libri i ri i profesorit të UBT-së, Salih Krasniqi

29/03/2018

Profesori dhe dekani i Fakultetit të Infermierisë në UBT, Dr. Sali Krasniqi ka botuar librin e tij të radhës me titull: “Krimet dhe keqtrajtimet e pacientëve dhe personelit mjekësor në qendrën klinike universitare të Kosovës nga forcat policore dhe ushtarake të Serbisë gjatë luftën në Kosovë 1998-1999”.

 

Në libër pasqyrohet historia e trajtimit të 789 pacientëve në QKUK, të cilët ishin të plagosur gjatë luftës në Kosovë.

 

Gjithashtu, në libër paraqitet koha e vështirë e mjekëve kosovarë, sidomos mjekimi i ushtarëve të UÇK-së, pasi që në atë kohë cilësoheshin si terroristë.
“Në librin voluminoz gjenden edhe rrëfime personale të keqtrajtimit të ushtarëve që ishin pacientë që unë i trajtoja, diagnoza e pacientëve si dhe shkrime të botuara në medie vendore e ndërkombëtare para 20 vjetëve për trajtimin që bëhej në këtë klinikë”, ka treguar Krasniqi.

 

Libri posedon referenca dhe burime të rëndësishme përmes të cilave janë prezantuar në mënyrën më të besueshme të mundshme nivelet e dhunës serbe të ushtruara në QKUK dhe më gjerë.