8 Marsi e gjen UBT-në si institucionin privat të arsimit me numrin më të madh të vajzave dhe grave të punësuara
08/03/2018UBT është institucioni arsimor me më së shumti gra e vajza të punësuara nga institucionet tjera private të arsimit në vend.
Kjo e dhënë del nga publikimi i realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, sipas të cilit, UBT i ka kushtuar një rëndësi të madhe kutoës gjinore në punësim.
Sipas raportit të titulluar, “Numri i stafit akademik dhe administrativ në kolegjet private 2016/2017”, UBT numëron gjithsej 154 femra të punësuara, duke qenë tregues i qartë se ndër tjerash, ky institucion është edhe promovues i barazisë gjinore.
Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, vlerësoi se nuk mund të ketë zhvillim të një shoqërie nëse 50% e popullsisë është e pabarabartë, andaj, ai konsideron se me UBT-në po luftohet fenomeni i diskriminimit gjinor në punë.
“Përgjegjësi e institucionit tonë është që krahas arsimit, të edukojmë shoqërinë drejt trajtimit të barabartë të të gjitha shtresave gjinore”, theksoi Hajrizi, duke shtuar se ky numër është arritur jo vetëm për të përmbushur kuotën, por sepse ato gra dhe vajza e meritojnë plotësisht të jenë në vendet ku janë dhe sipas rektorit, UBT i ka mbështetur plotësisht në rrugëtimin e tyre drejt ngritjes profesionale.
Në anën tjetër, sipas raportit të nxjerrë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore të UBT-së, stafi administrativ i këtij institucioni në aspektin gjinor është plotësisht i barabartë, teksa gjinia femërore dominon në koordinimin e fakulteteve.