Studentja e UBT-së, Majlindë Jahiu pjesë e kompanisë prestigjioze në Gjermani

28/02/2018

Studentja në Fakultetin e Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, në UBT, Majlindë Jahiu ka disa muaj që është punësuar në Kompaninë e Telekomunikacionit “SAP Innovation Center Network”, në Gjermani, e cila merret me zhvillimin të softuerëve për ndërmarrje të mëdha.

 

Stdentja Jahiu kishte aplikuar për punë praktike në shumë biznese gjermane, teksa tregoi se i janë njohur studimet dhe njohuritë e fituara në UBT.
“Si bursiste e këtij programi kam filluar punën në këtë kompani, ku aktualisht po merrem me zhvillim dhe implementim të rasteve të ndryshme të testimit të softuerit. Po ashtu, mbështes edhe ekipet e mbikëqyrjes së sistemeve dhe sigurisë”, është shprehur ajo.

 

Tutje, theksoi se UBT është qendër rajonale për studime në shkenca kompjuterike, sepse siç tha ajo, ketë më së miri e dëshmon përqindja e madhe e studentëve të cilët janë kyçur në tregun vendor e ndërkombëtar të punës.
“UBT është mundësia më e mirë që ofrohet në tregun e arsimit në Kosovë. Është institucion i mundësive dhe i zhvillon studentët si nga ana akademike dhe praktike me projekte të ndryshme që ofrohen”, tha Jahiu.

 

Ajo ka inkurajuar të gjithë studentët të shfrytëzojnë mundësitë që ofrohen nga UBT-ja, pasi që siç tha ajo, UBT është institucion i zhvillimit profesional.