Studentet e UBT-së, pjesë e Universitetit “Staffordshire”, në Angli
26/02/2018Studentet e nivelit master të Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, në UBT, Ruhada Emini dhe Trina Ismajli janë bërë pjesë e Universitetit “Staffordshire” në Angli, të cilat do t’i ndjekin studimet për një semestër të vitit akademik.
Kjo mundësi ju është ofruar falë marrëveshjeve të bashkëpunimit që UBT ka me mbi 250 universitete të ndryshme të Evropës dhe botës.
Studentja Ruhanda Emini duke treguar për mundësinë e ofruar, tregoi se është një përvojë e re në studime dhe mundësi për një karrierë të suksesshme. Tutje, ajo është shprehur se UBT është institucion i realizimit të shumë ëndrrave.
“Këtë bursë e kemi arritur si rezultat i notës mesatare më të lartë që kemi pasur dhe njohurive të arritura në UBT. Aktualisht jemi në Angli dhe kemi filluar javët e para të studimeve ku jemi kyçur mjaft mirë me programin, teksa njohuritë tona në “Stafforshire University” cilësohen të nivelit të lartë”
Qindra studentët të UBT-së aktualisht janë duke vazhduar studimet nëpër universitetet të fakultete të ndryshme. Ata studiojnë në institucionet më prestigjioze në Evrope dhe shumë vende të tjera të botës.