UBT uron të gjithë shqiptarët për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

17/02/2018

 

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, uron studentët, stafin akademik , administratën dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

 

“Liria dhe Pavarësia e Republikës së Kosovës u arrit me shumë sakrificë. Ne i mbijetuam një sistemi të aparteidit dhe fushatës për spastrim etnik, për të ndërtuar themelet e një shteti demokratik që mishëron vlerat liberale e evropianë dhe që aspiron të jetë një ditë pjesë e familjes Euro-Atlantike. Derisa festojmë frytet e lirisë dhe pavarësi sonë, duhet të kujtojmë sakrificën e atyre që e bënë këtë të mundur, dëshmorët e kombit e familjet e tyre, aktivistët politikë dhe aktivistet për të drejta të njeriut, mjekët, mësimdhënësit dhe diasporën tonë, që kanë përkrahur popullin e tyre në vazhdimësi”, thuhet në urimin e rektorit Hajrizi.