Në UBT nesër mbahet tryeza e diskutimit: “Strategjia e Zgjerimit: Bashkëpunimi rajonal si një faktor kyç për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor”

13/02/2018

Në UBT nesër mbahet tryeza e diskutimit: “Strategjia e Zgjerimit: Bashkëpunimi rajonal si një faktor kyç për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor”

 

Organizuar nga Instituti për Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare i UBT-së, nesër, më 14 shkurt, duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet një tryezë diskutimi më temë: “Strategjia e Zgjerimit: Bashkëpunimi rajonal si një faktor kyç për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor”
Të ftuar dhe panelistë në këtë aktivitet do të jenë ambasadorët shqiptarë, grekë dhe kroatë, si dhe ekspertë të tjerë të kësaj fushe, ndërkaq diskutimi do të mbahet në objektin e UBT-së, në Prishtinë

 

Temat që do të trajtohen gjatë diskutimit janë:
– Rëndësia e Strategjisë së Zgjerimit për Kosovën;
– Marrëveshja e mundshme historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë;
– Hapat e institucioneve edukative në Kosovë dhe ndikimi i studentëve në nxitjen e vlerave evropiane në edukimin kosovar?
– Rëndësia e investimit për Kosovën investimi në gjeneratat e reja nga ana e Ballkanit Perëndimor.

 

Instituti për Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në UBT punon vazhdimisht për të promovuar të ardhmen Euro-Atlantike të Kosovës, duke bërë bashkë akademinë, studentët dhe politikëbërësit, për të diskutuar rreth çështjeve të procesit të Integrimit Evropian.