Drejtori i Institutit për Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, pjesëmarrës në Seminarin për Siguri Rajonale, në Gjermani

06/02/2018

Drejtori i Institutit për Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, pjesëmarrës në Seminarin për Siguri Rajonale, në Gjermani

 

Drejtori i Institutit të UBT-së për Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Ramadan Ilazi, është duke marrë pjesë në Seminarin për Siguri Rajonale, që po organizohet nga Qendra Marshall, në Gjermani.

 

Ky seminar mbahet një herë në vit dhe fokusohet në sfidat e sigurisë rajonale evropiane që po udhëheqin agjendat politike dhe diskutimet publike.

 

Pjesa qendrore e këtij kursi është shqyrtimi i konflikteve të shumëfishta rajonale përgjatë kufijve evropianë, të kaluar dhe të vazhdueshëm, duke ju mundësuar pjesëmarrësve që të rrisin aftësinë e tyre për të analizuar dhe për të propozuar zgjidhje.

 

Në lidhje me po të njëjtën çështje, para një viti, UBT botoi librin e Ilazit, të titulluar: “Paqendërtimi Liberal: Përmbledhje pedagogjike e debateve akademike dhe literaturës mbi paqendërtimin”, e që është e para e këtij lloji në gjuhën shqipe.