Studentët e UBT-së, pjesëmarrës në punëtorinë “Kujdesi Paliativ Holistik”

05/02/2018

 

Studentët e Fakultetit të Infermierisë në UBT, kanë marrë pjesë në punëtorinë e quajtur: “Kujdesi Paliativ Holistik”, e para e këtij lloji në rajon dhe është organizuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në partneritet me UBT-në.

 

Studentët patën mundësinë të dëgjojnë ligjërata nga shumë ekspertë që në fokus kishin mënyrat e trajtimit të personave që vuajnë nga sëmundje që janë kërcënuese për jetën, përfshirë kancerin, çrregullimet progresuese polmonare, neurologjike, HIV/AIDS etj.

 

Po ashtu, studentët në këtë punëtori patën rastin të takohen dhe të dëgjojnë përvoja profesionale nga folësit ndërkombëtar, Judith Schafer nga Hungaria, Nicoleta Mitrea nga Rumania, Giovanni Bove dhe Emiliano Giampà nga Italia etj.

 

Ata u treguan studentëve se kujdesi paliativ ka një rëndësi të veçantë për pacientin dhe se infermierët luajnë rol të rëndësishëm gjatë përballjes dhe pranimit të gjendjes së tyre reale, ku ndihmon për të bërë të mundur komunikimin ndërmjet pacientit, familjes, mjekëve dhe personelit tjetër mjekësor.

 

UBT ka ndërtuar qendrën e inovacionit për mjekësi me modelin më modern dhe infrastrukturën më të sofistikuar, ku numëron mbi 80 laboratorë me standarde evropiane për të gjitha fushat e shëndetësisë: Stomatologji, Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci, Infermieri, Kirurgji, Interno, Pediatri, Psikiatri, Biokimi, Mikrobiologji dhe shumë të tjera.