Ish-studenti i UBT-së, projektues i shumë ndërtesave të njohura në Gjermani

29/01/2018

 

Ish-studenti i Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Alban Misini është duke punuar si arkitekt në kompaninë projektuese “Architekturbüro Rothenpieler”, në Gjermani, i cili falë profesionalizmit ka arritur të projektoj shumë ndërtesa të njohura.

 

Aktualisht, ai së bashku me arkitektë gjerman janë duke e projektuar kompleksin hotelier “Golfi”, në të cilin përfshihen mbi dhjetë objekte. Po ashtu, ai është duke projektuar edhe një qendër tregtare që financohet nga kompania e njohur evropiane “Metro”.
“UBT ishte institucioni i parë i arsimit të lartë në Kosovë, i cili solli inovacione në shumë fusha jetësore dhe po ashtu solli shumë programe moderne, të cilat studentët i shfrytëzojnë për të studime në fushën e arkitekturës”, tha Misini, duke treguar se UBT i ofron studentëve të vet shumë mundësi, përfshirë edhe vazhdimin e studimeve në universitete botërore.

 

Si rezultat i bashkëpunimit të UBT-së me mbi 250 universitete botërore, ai ishte transferuar për të vazhduar studimet e nivelit master në Universitetin “Siegen”, të Gjermanisë, andaj kjo është edhe një nga shumë arsye që qindra studentë fillojnë studimet në UBT.

 

Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, është njëri ndër më të mëdhenjtë në Kosovë e më gjerë, nga i cili studentët dalin të përgatitur dhe me njohuri të mjaftueshme për të siguruar vende pune menjëherë pas përfundimit të studimeve bazike.