Studentët e Shkencave të Ushqimit vizitojnë fabrikën e birrës “Prishtina”
17/01/2018
Studentët e vitit të dytë në Fakultetin e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në fabrikën e prodhimit të birrës “Prishtina”.
Ata janë pritur nga stafi menaxherial dhe teknik i fabrikës, të cilët u treguan studentëve për ecurinë e parapërgatitjes së linjave prodhuese dhe mbarëvajtjes së procesit të prodhimit në përgjithësi.
Gjatë kësaj vizite studentët janë njoftuar me menaxhimin e cilësisë, si dhe janë njohur nga afër edhe me standardet e cilësisë dhe sigurisë, higjienës së produktit dhe sistemet e ftohjes.
Ndërkohë, përfaqësuesit e fabrikës së birrës “Prishtina”, kanë theksuar se nuk do të mungojë bashkëpunimi në të ardhmen me stafin dhe studentët e UBT-së.