Studentja e UBT-së, Marigona Çeta e punësuar në Bankën “TEB”

05/12/2017

 

Marigona Çeta është studente e nivelit master, e cila vijon suksesshëm studimet në vitin e dytë, në Fakultetin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, në UBT.


Falë njohurive të fituara gjatë studimeve në UBT, ajo është aftësuar për zhvillim të aplikacioneve, teksa shumë shpejt ka hyrë edhe në tregun e punës.


Aktualisht është punësuar në departamentin e IT-së, në Bankën “TEB”, e cila punon në ofrimin e zgjidhjeve moderne në fushën e IT-së, sistemeve dhe aplikacioneve.


Paraprakisht ajo ka qenë e punësuar edhe në kompaninë “Adapitiv IT Engineering”, në të cilën ishte e angazhuar në projekte për zhvillimin e softuerëve


Ajo ka theksuar se falë UBT-së është përgatitur profesionalisht.

“UBT është një institucion i mundësive të mëdha, kështu që kur fillova studimet kam qenë shumë e kënaqur, sidomos më korrikulën e ofruar. Të jesh student i UBT-së, do të thotë më shumë se sa vetëm t’i përfundosh studimet. Është mundësi e madhe që të jesh në hap më industrinë e punës dhe këtë mundësi e ofron vetëm UBT”, tha ajo.


 

Studentja Çeta ka thënë se stafi akademik i UBT-së është i përkushtuar maksimalisht ndaj studentëve, duke bërë që ata të fitojnë aftësi dhe përvojë në profesionin e tyre.