Studentja e UBT-së, Vlora Gjurka pjesë e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

04/12/2017

 

Vlora Gjurka është studente e nivelit master, e cila vijon suksesshëm studimet në vitin e dytë, në  Fakultetin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, në UBT.


Aktualisht përmes programit të USAID-it për fuqizimin e sektorit të drejtësisë, ajo është duke punuar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe mirëmban rrjetet sociale të KGJK-së, si dhe ndihmon në  zhvillimin e kërkesave për ueb faqen zyrtare.


Studentja Gjurka ka thënë se ajo është punësuar falë praktikave dhe trajnimeve të zhvilluara në UBT, nga të cilat, sipas saj, ka përfituar shumë në aspektin profesional.


Tutje, ajo tha se UBT është institucion ku i mundëson studentëve të vet vizita të shumta studentore, teksa shtoi se e veçanta e këtij programi është se ofron specializime të nivelit ndërkombëtar.


“UBT është një institucion arsimor që përmbush çdo aspekt të cilësisë, si dhe ofron shumëllojshmëri të fakulteteve dhe specializimeve të kombinuara mes teorisë dhe praktikës, andaj kam zgjedhur të studioj këtu”, ka theksuar ajo.


UBT ka qendrën më të madhe të Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë në Ballkanin Perëndimor. Programi është destinacion i stafit më të kërkuar vendor dhe ndërkombëtar dhe burim i inovacioneve kombëtare në Shkenca kompjuterike.


 

Studentëve u ofrohet infrastrukturë dhe laboratorët më bashkëkohorë në Prishtinë, Lipjan, Ferizaj dhe Prizren.