Në UBT u mbajt ligjëratë për rolin e UNDP-së në Kosovë
01/12/2017Përfaqësuesja e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo, mbajti ligjëratë tematike për studentët e UBT-së, mbi temën: “Roli i UNDP-së në zhvillimin e Kosovës’, me ç’rast tregoi mbi rolin, ndikimin dhe rezultatet e arritura të këtij misioni në Kosovë.
Ajo tha se qëllimi kryesor i këtij misioni është përcjellja e zbatueshmërisë së ligjit dhe antikorrupsionit, arritja e barazisë ndërmjet qytetarëve, si dhe punësimi i të rinjve dhe fuqizimi i grave.
Sipas Roccasalvo, që nga fillimi e në çdo vit pasues, misioni kryesor i UNDP-së ka qenë që të punojë për të mirën e Kosovës dhe të qytetarëve të saj dhe iu bëri thirrje studentëve që, njësoj, edhe ata të përpiqen dhe të punojnë vazhdimisht për të mirën e vendit.
Ligjërata e mbajtur nga përfaqësuesja e UNDP-së është organizuar me nismën dhe ftesën e Fakultetit Juridik të UBT-së.