Nesër më 24 tetor 2017, mbahet konferenca e UBT-së për të ardhmen Euro-Atlantike të Kosovës, merr pjesë edhe Jamie Shea nga NATO
23/10/2017Me ftesë të UBT-së, nesër e martë, do të qëndrojnë për vizitë në Kosovë një delegacion nga NATO dhe nga Kolegji i Mbrojtjes i NATO-s, i udhëhequr nga Dr Jamie Shea, tani Zëvendësndihmës Sekretar i Përgjithshëm për Sfidat në Ardhje të Sigurisë në shtabin e NATO-së dhe ish-zëdhënës i NATO-së gjatë bombardimeve të vitit 1999.
Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi bëri të ditur se qëllimi i vizitës së këtij delegacioni do të jetë promovimi i së ardhmes euro-atlantike të Republikës së Kosovës.
Nën organizimin e UBT-së, delegacioni do të takojë përfaqësues të institucioneve publike të Kosovës, si dhe nga ora 17 :30, në kampusin e UBT-së në Lipjan, do të zhvillohet një diskutim i hapur me studentët e UBT-së mbi temën: “E Ardhmja Euro-Atlantike e Republikës së Kosovës”, ku do të bëhet edhe inaugurimi i Forumit Euro-Atlantik të UBT-së.
UBT siguron transport për në Kampusin Inovatitv të UBT-së, autobusi për në Lipjan niset nga ora 17:00 nga rrethi i flamurit në Prishtinë.
Agjenda e konferencës “E ardhmja Euroatlantike e Kosovës” dhe ligjërata inaugurues nga Dr Jamie Shea për Forumin Euro-Atlantik të UBT-së
17:30 Mirëseardhjes nga Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Rektor i UBT-së
17:35 Fjalim nga Dr Enver Hoxhaj, Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës
17:40 Fjalim nga Dr Jamie Shea, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s për Sfidat në Ardhje të Sigurisë
17:50 Fjalim nga Gjenerali Giorgio Battisti, Kolegji i Mbrojtjes i NATO-s
18:00 Fjalim nga Dr. Brooke A. Smith-Windsor, Kolegji i Mbrojtjes i NATO-s
18:10 Sesioni i pyetjeve dhe përgjigjeve me studentët e UBT-s moderuar nga Giuseppe Morabito, Fondacioni i Kolegjit të Mbrojtjes të NATO-s
18:50 Prezantimi i Çmimit të UBT-s për Lidership dhe Ekselenc për Dr Jamie Shea
19:15 Koktej