Studentja Hera Luma, menaxhere e projektit “Qeverisja e të drejtave të fëmijëve”

20/09/2017

Studentja e Fakultetit të Shkencave Politike në UBT, Hera Luma është zgjedhur menaxhere e projektit “Qeverisja e të drejtave të fëmijëve”, projekt ky i organizuar si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet OJQ-ve, “Nevo Koncepti” dhe “Save the Children International”.

 

Në kuadër të këtij projekti që po menaxhohet nga studentja Luma, do të organizohen gjithsej tetë trajnime, përmes të cilëve po synohet që të rriten kapacitetet vendimmarrëse të nxënësve në nivel lokal, përmes formimit të një asambleje, që do t’i vetëdijesojë fëmijët për detyrat, përgjegjësitë dhe të drejtat e tyre.


Ajo tha se puna si menaxhere në organizatën “Nevo Koncepti”, po i ndihmon asaj në rritjen e aftësive menaxheriale, si dhe në krijimin e idesë së qartë mbi punën nëpër institucione.

“Falë këtij angazhimi po e kuptoj se si janë të krijuara politikat për funksionimin e një asambleje në mënyrë më të mirë dhe më të suksesshme”, theksoi Luma.

 

Projekti “Qeverisja e të drejtave të fëmijëve”, ka mbajtur trajnimin e parë më temë: “Mediat dhe Komunikimi:, temë kjo që u zhvillua nga studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Anisa Rada, teksa trajnimet tjera që do të mbahen brenda periudhës gjashtëmujore, do të trajtojnë temat: Avokimi, Të drejtat e fëmijëve, Qeverisja lokale, Shkrimi i projekteve dhe Mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.