Studenti i UBT-së, Ramiz Ismajli i punësuar në kompaninë “Mabetex”

20/09/2017

Ramiz Ismajli është student i UBT-së, i cili po vijon suksesshëm studimet e nivelit master në Fakultetin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, program të cilin UBT e ofron në bashkëpunim me Universitetin e Varshavës, në Poloni.

 

Studenti Ismajli është i punësuar në kompaninë ndërkombëtare “Mabetex”, ku ka pozitën e zyrtarit të prokurimit. Njëherësh, ai falë njohurive dhe eksperiencave akademike të fituara gjatë studimeve është kandidat për asamblist në Kuvendin e Komunës së Gjilanit.


“Në kohën kur isha në dilemë se ku do të studioja, unë vendosa të vij në UBT, si dhe kam zgjedhur programin e Varshavës, sepse në kuadër të këtij fakulteti i gjithë stafi akademik janë shumë të përgatitur profesionalisht”, ka thënë Ismajli.


Tutje, Ismajli theksoi se do të punojë gjithmonë në ngitje profesionale, me ç’rast në këtë aspekt, ai vlerëson se UBT ka strategji të cilat kombinohen me standarde ndërkombëtare.

 

Programi për Marrëdhënie Ndërkombëtare në UBT ofrohet për të gjithë studentët nga Kosova dhe më gjerë, të cilët dëshirojnë të studiojnë në Universitetin e Varshavës, duke qenë pjesë e UBT-së, të cilët do të përfitojnë diplomë të dyfishtë.