Në UBT filloi trajnimi “UBT Summer of Code”

04/09/2017

Në kampusin e UBT-së, në Prishtinë, filloi punimet trajnimi i përvitshëm për maturantë, i titulluar “UBT Summer of Code 2017”, i cili edhe këtë vit mblodhi një numër jashtëzakonisht të madh të të interesuarve.

 

Ky trajnim do të zgjas pesë ditë, teksa secila ditë do të ketë një tematikë të veçantë dhe të rëndësishme, përfshirë programimin, ueb programim, rrjetet kompjuterike, sigurinë kibernetike dhe kripto sistemet.

 

Sipas organizatorëve, qëllimi i këtij trajnimi është që të rinjve t’ju ofrohen informacione bazike mbi historikun dhe zhvillimin e programimit, pastaj funksionimin, dhënien e informacioneve mbi gjuhët më të njohura dhe më të përdorura programuese etj., ku për të gjitha këto, në ditën e parë ligjëruan asistentët në UBT, Lavdim Menxhiqi e Blerim Zylfiu.

 

Trajnimi “UBT Summer of Code” do të vazhdojë deri të premten, më 8 shtator, kurse në fund, të gjithë pjesëmarrësit do të certifikohen për kontributin e tyre.