UBT shpall konkurs për regjistrimin e studentëve për vitin akademik 2017-2018
21/07/2017UBT shpall konkurs për regjistrimin e studentëve për vitin akademik 2017-2018
Në bazë të vendimit të rektorit të UBT-së, Prof.Dr. Edmond Hajrizi, nr. 4880/45-12, të datës 10/07/2017, UBT shpall konkurs për regjistrimin e studentëve për vitin akademik 2017-2018.
Të drejtën e pranimit në UBT e kanë të gjithë kandidatët, të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme dhe kanë të përfunduar maturën shtetërore.
Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen në programet e akredituara dhe të licencuara të nivelit Baçelor dhe Master, si më poshtë:
Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri
- Inxhinieri dhe Sisteme Softuerike,
- Databaza dhe Sistemet e Informacionit,
- Grafikë dhe Multimedia,
- Web Programim,
- Rrjete dhe Telekomunikacion,
- Robotikë dhe Sisteme Intelegjente,
- Informatikë Biomjekësore,
- Siguria dhe Sigurimi i Informacionit,
- Multimedia dhe Vizualizim,
- Inxhinieri e Komunikimit,
- Shkenca e të Dhënave Statistikore,
- Informatikë Mjekësore.
Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
- Financa, Banka dhe Sigurime,
- Kontabilitet, Auditim dhe Tatime,
- Menaxhment, Ndërmarrësi dhe Inovacion,
- Marketing dhe Shitje,
- Biznes Ndërkombëtar,
- Logjistika dhe Menaxhimi i Prokurimit.
Menaxhimi i Mekatronikës
- Menaxhimi i Mekartonikës,
- Automatizimi Industrial dhe Kontrolli i Procesit,
- Dizajni i Produkteve Industriale,
- Robotikë dhe Sisteme Inteligjente,
- Inxhinieri Biomjekësore,
- Inxhinieri e Telekomunikacionit,
- Inxhinieri Mekanike,
- Inxhinieri e Aeronautikës,
- Dizajn i Produkteve Industriale,
- Inxhinieri e Proceseve të Prodhimit,
- Teknologji.
Shkenca Politike
- Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci,
- Integrime Evropiane,
- Administratë Publike.
Sistemet e Informacionit
- Sistemet e Informacionit të Biznesit,
- Sistemet e Informacionit – GIS (Geo Information Systems),
- Sistemet e Informacionit të Bibliotekave dhe Arkivave,
- Statistikat, Procesimi dhe Simulimi i të Dhënave,
- Siguria e Informacionit dhe Privatësia,
- Komerci Elektronik (E-Komerci).
Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
- Arkitekturë e Qëndrueshme,
- Menaxhim Urban,
- Restaurim Arkitekturor,
- Dizajn i Interierit.
Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë
- Inxhinieri Strukturore – Konstruktiv,
- Menaxhim i Ndërtimtarisë dhe Teknologji,
- Infrastrukturë Rrugore,
- Inxhinieri e Ujërave – Hidro,
- Inxhinieri Gjeoteknikës,
- Inxhinieri e Materialeve.
Juridik
- Civile,
- Penale,
- Ndërkombëtare.
E Drejta Biznesore Ndërkombëtare dhe Evropiane
Media dhe Komunikim
- Gazetari,
- Komunikim,
- Menaxhim i Medias,
- Marrëdhënie me Publikun,
- Regji Televizive,
- Gazetari On-Line,
- Kamerë,
- Fotografi.
Politika Publike dhe Menaxhim
- Politika Publike,
- Menaxhim Publik.
Inxhinieri e Energjisë
- Baza e Burimeve të Energjisë,
- Ruajtja e Energjisë,
- Energji Efiçiente,
- Teknologji e Informacionit,
- Menaxhim i Energjisë,
- Elektrikë Elektronike,
- Sistemet e Qëndrueshme,
- Izolim i Ndërtesave,
- Sistemet e Ngrohjes dhe të Ftohjes.
Inxhinieri e Energjisë Efiçiente
- Burimet e Energjisë,
- Konservim i Energjisë,
- Efiçiencë e Energjisë,
- Menaxhim i Energjisë,
- Inxhinieri Elektrike,
- Konservim i Energjisë në Ndërtesa,
- Sistemet e Ngrohjes dhe të Ftohjes,
- Energji Gjeometrike.
Infermieri
Dizajn i Integruar
- Dizajn Grafik dhe i Komunikimit,
- Dizajn Mode dhe Tekstil,
- Dizajn i Produkteve,
- Dekorim i Ndërtesave dhe Mobilim.
Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji
- Teknologjia e Ushqimit,
- Nutricioni (Të Ushqyerit),
- Menaxhimi me Cilësinë dhe Sigurinë e Ushqimit.
Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten në zyrat e administratës së UBT-së në Prishtinë, lagja Kalabria, si dhe në degën e UBT-së në Ferizaj, rruga “Ahmet Kaçiku”, dhe në degën e UBT-së në Prizren, rruga “Tirana”.
Programet e tjera si: Mjekësia e Përgjithshme, Stomatologjia, Farmacia dhe disa të tjera, janë në proces të akreditimit, që do të përmbyllet në fund të këtij muaji, me çka mundëson hapja e konkursit të regjistrimit të studentëve për këto programe, të cilat pritet të akreditohen.