Fillon aktiviteti i SHKI-së dhe CSP-së në ANV

04/07/2017

Ka filluar aktivitetin Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore të UBT-së, që është duke u mbajtur në Tiranë, nga 2-4 korrik.

 

Akademia e SHKI-së po mbahet në Innovation Hub Tirana, falë bashkëpunimit partnerët “AKCESK”, “MIAP”, “Sentry”, teksa UBT-CERT dhe Fakulteti i SHKI-së po kujdesen për mbarëvajtjen e organizimit.

 

Gjatë ditës së parë të këtij aktiviteti, ligjërues ishin përfaqësuesit e kompanisë “Sentry”, të cilët ligjëruan mbi sigurinë e rrjeteve, teksa në të dytën ligjëroi hakeri i mirënjohur ndërkombëtar, Philip Polstra. i cili trajton temën më titull “Windows Forensics”.

Ligjëratat e hakerit Polstra do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, ku do ta trajtojë temën: “Linux Forensics”.

 

Kjo akademi po mbahet me qëllim të trajnimit dhe përgatitjes së profesionistëve të ardhshëm në fushën e sigurisë kibernetike, trajnime këto që po mbahen nga ekspertët më të mirë të fushës.