Në UBT ka filluar programi përgatitor për maturantët
24/05/2017Që nga kjo javë, Qendra e Karrierës në UBT, ka filluar të implementimin e programit përgatitor për maturantët e të gjitha shkollave të mesme në Kosovë.
Ky projekt konsiderohet si më i madhi i këtij lloji në Kosovë, i cili po organizohet me qëllim që të ndihmohen maturantët në fazën përgatitore për testin e maturës.
Trajnimet në fjalë kanë filluar në të gjitha selitë e UBT-së, në Kosovë, respektivisht programi po mbahet në kampuset e UBT-së në qytetin e Lipjanit, Ferizajt, Prizrenit, Gjakovës dhe Gjilanit.
Ky kurs përgatitor është falas për maturantët, si dhe po organizohet për gjashtë lëndë mësimore: Gjuhë shqipe, Gjuhë angleze, Matematikë, Kimi, Fizikë dhe Biologji.