Profesori irlandez Darkwa ligjëroi për studentët e UBT-së
24/05/2017Profesori i Universitetit të Dublinit, në Irlandë, Immanuel Darkwa ka mbajtur ligjëratë tematike për studentët e UBT-së, me ç’rast trajtoi çështjen e inovacionit, kuptimin dhe dimensionin e këtij termi.
Gjatë kësaj ligjërate, Darkwa tha se inovacioni ka shumë kuptime dhe definime, por, sipas tij, konkretisht përfshinë gjithçka që quhet e re dhe që pranohet e kërkohet nga tregu.
“Inovacioni është diçka e re, diçka e ndryshme, si dhe është ide praktike dhe implementim i suksesshëm i saj”, tregoi profesori Darkwa, teksa shpjegoi se inovacion nuk mund të jetë vetëm një shpikje e re.
“Inovacioni është sukses dhe pranim i shpikjes së re sepse ka shume shpikje të reja në botë, por që kurrë nuk e mbërrijnë tregun”.
Tutje, ai vlerësoi se inovacioni më shumë se gjithçka tjetër është veprim dhe komercializim i një ideje, duke u bërë kështu e pranueshme për njerëzit dhe tregun.
Në fund të ligjëratës, studentët patën mundësi të parashtrojnë pyetje mbi shpikjet e fundit inovative në botë dhe me inovacionet e ndryshme që i përdorin kompanitë e mëdha botërore.