Studenti i UBT-së ndërton projektin Solar Tracker (Ndjekësi Solar)
19/05/2017Studentët e UBT-së, përveç anës teorike, ata angazhohen edhe në praktikë, duke projektuar dhe ndërtuar projekte atraktive dhe inovative.
Kësaj radhe, studenti i vitit të tretë në Fakultetin e Inxhinierisë së Energjisë, Musa Rama ka realizuar një projekt shumë interesant. Ai ka punuar një projekt të quajtur “Solar Tracker” (Ndjekësi Solar), i cili lëviz me orientim të dritës.
Ky projekt ka për qëllim rritjen e efikasitetit të paneleve diellore, duke bërë përcjelljen apo ndjekjen e intensitetit dhe burimeve të dritës.
Ndërkaq, studenti Rama, po ashtu e ka ndërtuar edhe modulin e kontrollit, duke bërë lidhjen servo të motorëve dhe të pjesës së kontrollit, duke përfshirë edhe programimin e mikrokontrollerit.