NJOFTIM: Pjesa e dytë e punëtorisë së Autostradës Bienale do të mbahet më 10 maj 2017, nga ora 17:00, për studentët e UBT-së, të Fakultetit të Arkitekturës, të Dizajnit të Integrua

10/05/2017

Pjesa e dytë e punëtorisë së Autostradës Bienale do të mbahet më 10 maj 2017, nga ora 17:00, për studentët e UBT-së, të Fakultetit të Arkitekturës, të Dizajnit të Integruar, Medias dhe Komunikimit etj.

 

Qëllimi i kësaj punëtorie lidhet me këndvështrimin e studentëve për temën “The future of borders”, me përfshirjen e tyre në punëtorinë e Autostradës Bienale, formimin e grupeve punuese lidhur me temën dhe përgatitjet e edicionit të parë të kësaj punëtorie.

 

Studentëve pjesëmarrës, përpos që do t’ju jepet mundësia për të përfituar më shumë informacione dhe njohuri, ata po ashtu do të kenë mundësi edhe të ushtrojnë profesionin e tyre në praktikë, teksa do t’ju krijohet mundësia që të punojnë me pagesë, me ekipe profesionale të fushave të caktuara, ku do të ballafaqohen me probleme që do të shfaqen edhe në të ardhmen e tyre si profesionistë të ardhshëm të fushës përkatëse.