Studentët e gazetarisë vizituan portalin lajmi.net

08/05/2017

Studentët e vitit të parë të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, vizituan portalin lajmi.net, me ç’rast u pritën nga kryeredaktori, Besnik Batusha dhe nga redaktori, Elhami Ismajli.

 

Gjatë kësaj vizite studentët u njoftuan për funksionimin e portalit, me stafin, sfidat, si dhe pan+të nga afër ambientet e punës.

 

Duke, bashkëbiseduar me studentët për sfidat e gazetarisë, kryeredaktori Batusha u ofroi atyre mundësi për praktikë, si dhe mundësi për punësim.

 

Në kuadër të vizitave studimore, në ditët në vijim, studentët do të vizitojnë edhe mediume televizive, portale dhe gazeta vendore.