Të hënën, zv. ministrja për Integrime Evropiane, Anila Statovci do të ligjërojë për studentët e UBT-së

07/05/2017

Për nder të Ditës së Evropës, në UBT, të hënën,  më datë 8 maj 2017, do të ligjërojë zëvendësministrja e Ministrisë për Integrime Evropiane, Anila Statovci.

 

Kjo ligjëratë i dedikohet procesit të integrimit evropian, ku fokusi do të jetë tek proceset e zhvilluara për integrimin e Kosovës në BE.


Ligjërata  do të mbahet në objektin e UBT-së, në lagjen “Kalabria”, më 8 maj 2017, me fillim në ora 12:45.