Studentët e MBE-së vizituan kompaninë Zero Pozitive Publicis

05/05/2017

Studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, të specializimit Marketing dhe Shitje, vizituan kompaninë Zero Pozitive Publicis, e cila është një nga Agjencitë lidere të Marketingut dhe Komunikimit në Kosovë.


Gjatë kësaj vizite, ata u pritën nga drejtori gjeneral i kompanisë, Ardian Thaqi dhe nga menaxheri i medias së këtij institucioni, Artan Hyseni, të cilët i njoftuan studentët për historikun e kompanisë së tyre, shërbimet, produktet që ofrohen nga kjo kompani, si dhe për sfidat e kompanisë.

 

Ndërkaq, studentët përcollën me interes funksionimin e kësaj kompanie, ku u njoftuan me mënyrën e qasjes dhe komunikimit me klientët, krijimin e produkteve dhe brendit të një kompanie, krijimin e një media plani, strategjinë e segmentimit të tregut dhe klientëve etj.

 

Fakulteti i MBE-së  është i përkushtuar që literaturën ta ndërlidhë me industrinë përmes vizitave në kompani të ndryshme, me qëllim të përgatitjes profesionale të studentëve për tregun e punës.