Faton Deva mbajti ligjëratë për studentët e Arkitekturës

05/05/2017

Planifikuesi në Institutin për Planifikim Hapësinor të Kosovës, Faton Deva ka mbajtur një ligjëratë tematike për studentët e Fakultetit të Arkitekturës në nivelin master, të titulluar “Funksioni, procesi dhe sistemi i planifikimit hapësinor në Kosovë dhe Evropë”, përmes së cilës u elaborua vetë koncepti i planifikimit hapësinor, si dhe u shtjellua roli, përmbajtja, përgjegjësia, fushëveprimtaria dhe qëllimi i planifikimit, si instrument për rregullimin e hapësirës, për një zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të cilësisë së jetës.


Krahas kësaj, studentët janë njoftuar edhe me fazat kryesore në procesin e planifikimit, me kornizat e planifikimit hapësinor në Bashkimin Evropian, si dhe me Agjendën Territoriale, si një dokument me kompetencë të përbashkët për BE-në, teksa u përmendën edhe trendët e mekanizmat e shumta për zhvillim hapësinor në BE.

 

Kjo ligjëratë u mbajt në kuadër të modulit të masterit në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor.