Instituti i Medias në Kosovë, në bashkëpunim me UBT-në, sot, në ora 13:00, do të organizojnë konferencë

03/05/2017

Për nder të 3 majit, Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Instituti i Medias në Kosovë, në bashkëpunim me UBT-në, sot, në ora 13:00, do të organizojnë konferencën më temë: “Siguria e gazetarëve në Kosovë”, e cila do të mbahet në Hotel Sirius, në Prishtinë.

 

Në këtë konferencë do të jetë i ftuar ish-zëvendës kancelari i Austrisë, dr Erhard Busek, si dhe, gazetarë, analistë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, udhëheqës të institucioneve arsimore etj., të cilët do të mbajnë fjalime për sigurinë, sfidat dhe për problemet me të cilat përballen gazetarët gjatë ushtrimit të profesionit të tyre.